Shkupi nuk i ndahet përforcimeve

- Bota Sot

Shkupi nuk i ndahet përforcimeve

Skuadra shqiptare, Shkupi, po përgatitet për edicionin e ri në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Si rrjedhojë e kësaj po përforcohen me futbollistë të shumtë.

Kësaj radhe përforcohen me Ardit Destanin!

“Prezantojmë përforcimin më të ri, Ardit Destanin, i cili i bashkohet ekipit tonë!

Me besim të plotë në potencialin dhe energjinë e tij, Arditi bëhet pjesë e projektit tonë ambicioz për sezonin e ri, me synim të përbashkët.

Destani është rritur në futbollin zviceran, ndërsa fanella e FC Vaduz ka qenë një ndër kapitujt më domethënës të karrierës së tij – një tregues i qartë i talentit dhe përkushtimit të tij”, thuhet në njoftimin e FC Shkupit.



Read it all at Bota Sot