Tensione në konferencë për shtyp, trajner i skuadrës ukrainase kritikon Partizanin e Beogradit! Refuzimi

- Bota Sot

Tensione në konferencë për shtyp, trajner i skuadrës ukrainase kritikon Partizanin e Beogradit! Refuzimi

Skuadra ukrainase, Oleksandriya, është përballur me Partizanin e Beogradit në Katowice të Polonisë, në ndeshjen e vlefshme të rrethit të dytë të Conference League në futboll.  

“Tensionet u shfaqën në konferencën për shtyp para ndeshjes, kur trajneri i Oleksandriya-s, ukrainasi Kyrylo Nesterenko, kritikoi vendimin e Partizanit të Beogradit për të marrë pjesë në një turne miqësor në Rusi këtë verë”, shkruan mediumi rumun “Sport”.

"Dua që të shpjegoj situatën në vendin tonë dhe të falënderoj ushtarët tanë që na dhanë mundësinë të jemi këtu dhe të përfaqësojmë vendin tonë. Bota duhet të dijë se çfarë po ndodh në vendin tonë: njerëz po vdesin çdo ditë dhe Federata Ruse është agresori.

Ne nuk e mbështesim në asnjë mënyrë vendimin e klubit të Partizanit për të marrë pjesë në një turne në Rusi. Ne e konsiderojmë një gjest armiqësor ndaj klubit tonë. Ky është qëndrimi i klubit tonë dhe i popullit të Ukrainës. Ju lutemi mos bëni më pyetje mbi këtë temë", ka thënë Nesterenko para ndeshjes.

Ukrainasit refuzuan përshëndetjen

Shtypi serb i akuzoi lojtarët e Oleksandriyas se refuzuan të shtrëngonin duart me lojtarët e Partizanit në fillim të ndeshjes.

Përveç kësaj, e përditshmja “Blic” shkruan edhe për brohoritjet që kishin bërë tifozët e ekipit ukrainas në ndeshjen në Poloni.

"Pas rreth gjysmë ore, tifozët vendas mund të dëgjoheshin duke brohoritur nga tribunat: Vri’ini Serbët!.

U dëgjuan edhe fyerje drejtuar klubit simotër të Partizanit, CSKA Moskës.

Pavarësisht gjesteve të ashpra, gjyqtari nuk e ndaloi ndeshjen.

Një sjellje e tillë nuk ka vend në futboll. UEFA duhet të ndërhyjë!", shkruan me mllef media serbe.



Read it all at Bota Sot