Vllaznia arriti të triumfojë me shifrat 2-1 mbrëmjen e djeshme ndaj Vikingur në sfidën e parë të turit të dytë të Conference League.
Shkodranët mposhtën islandezët me një përmbysje falë golave të Melos Bajramit dhe Esat Malës.
Një inkurajim të madh, kuqeblutë e morën edhe nga publiku fantastik i “Loro Boriçit” që mbështetën Vllazninë çdo sekond.
Klubi shkodran ka falenderuar tifozët që mbështetën skuadrën ditën e djeshme.