Bayern i Mynihut i ka nisur para pak çastesh një tjetër ofertë ekipit të Liverpool për Luis Diaz.
Mediet gjermane dhe ato angleze bëjnë me dije se oferta e përmirësuar është 67.5 milionë euro.
Sipas burimeve të ndryshme Liverpool, tashmë në dijeni të dëshirës së lojtarit për tu transferuar në Bavari, nuk e ka refuzuar dhe është në bisedime me drejtuesit e Bayern-it.
Siç dihet klubi gjerman kishte vendosur Luis Diaz në krye të listës së përforcimeve të merkatos verore, por duke cilësuar faktin se nuk ishte i gatshëm që të paguante ç’do çmim për kolumbianin për të cilin është gati të ofrojë maksimumi 70 milionë euro.