Unioni Ndërkombëtar i Peñas i Atletiko de Madrid, së bashku me Shoqatën e Sinjaleve Humo, kanë ngritur një padi penale kundër UEFA-s dhe presidentit të saj, Aleksandër Ceferin, duke akuzuar organin evropian të futbollit për falsifikim të dyshuar dokumentesh.Padia ligjore, e ngritur në Juzgado de Instruction de Plaza de Castilla (Madrid), vjen pas javësh tensioni dhe heshtjeje nga UEFA.
Në qendër të polemikave është penalltia e diskutueshme e Julian Alvarez gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionrve midis Atletikos dhe Real Madrid (raundi i 16-tave), e cila përfundoi me penallti me eliminimin e “Colchoneros”.
Sipas mbështetësve të padisë, videoja e goditjes së penalltisë e publikuar nga UEFA ishte e manipuluar.
Ky pretendim mbështetet nga një raport eksperti i përgatitur prillin e kaluar nga Laboratori Evropian i Forenzikës Kompjuterike (LIFE), i cili thuhet se gjeti ndryshime në pamjet filmike.
Të dy shoqatat kishin kërkuar zyrtarisht versionin e plotë dhe të pamontuar të pamjeve filmike nga UEFA, por të përballur me mungesën e përgjigjes, ato vendosën të ndërmarrin veprime ligjore.
“Dinjiteti i tifozëve të Atletikos është shkelur”, thuhet në deklaratë. Me këtë veprim, shoqatat synojnë të mbrojnë jo vetëm interesat e klubit të tyre, por edhe integritetin e lojës, duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie në nivel institucional.