Manchester City gjen pasuesin e Edersonit

- Bota Sot

Manchester City gjen pasuesin e Edersonit

Pas një sezoni poshtë pritshmërive, pavarësisht vendit të tretë në Premier League, Manchester City ka nisur një revolucion të mirëfilltë në merkato.

Pas afrimeve të bujshme si Tijjani Reijnders, Rayan Aït-Nouri, Rayan Cherki dhe talenti norvegjez Sverre Nypan, klubi po përgatit një tjetër goditje – këtë herë në portë.

Sipas asaj që raporton The Athletic, City ka vendosur të rikthejë në shtëpi portierin e ri James Trafford, duke aktivizuar klauzolën e riblerjes që kishte me Burnley.

Trafford, i lindur në vitin 2002, ishte shitur për 17 milionë euro në verën e vitit 2023, ndërsa tani operacioni mbyllet për 30 milionë euro – por City do të paguajë realisht vetëm 13 milionë, për shkak të kushteve të mëparshme të marrëveshjes.

Pep Guardiola e ka kërkuar personalisht rikthimin e portierit anglez, i cili do të firmosë një kontratë 5-vjeçare dhe pritet të luftojë për vendin e titullarit. Sipas të njëjtave burime, Ederson mund të përfundojë në stol dhe mund të largohet këtë verë.



Read it all at Bota Sot