Portieri operohet dhe lajmëron datën e rikthimit

- Bota Sot

Portieri operohet dhe lajmëron datën e rikthimit

Marc Andre ter Stegen i është nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në shpinë dhe për pasojë pritet që të rikthehet në fushat e lojës pas tri muajsh.

Kjo zgjedhje e gjermanit nuk është pritur mirë nga Barça, e cila kërkonte që ta shiste për të gjeneruar fonde për të operuar në merkato.

Për këtë fakt portierit i ishte komunikuar edhe se do të ishte zgjedhje e tretë dhe se duhet që të kërkonte një tjetër ekip, por duket se ter Stegen kishte plane të tjera.

Në një postim në rrjetet sociale 33-vjeçari lajmëroi se periudha e rikuperimit do të ishte 3-mujore.

Fakti që zbuloi edhe afatin e rikthimit në fushë ka irrituar edhe më shumë Barçën, e cila kërkonte që shfrytëzonte një rregull të La Ligës për të përdorur 80% të shumës që përfiton portieri në merkato. Sipas ligjeve të shtetit spanjoll një klub mund të përdorë 80% të shifrës që shpenzon në një sezon për një lojtar nëse ky i fundit është më shumë se katër muaj jashtë fushave.



Read it all at Bota Sot