Një zjarr i madh ka përfshirë sot rrethinën e qytetit Shibenik në Kroaci.
Komandanti i Departamentit të Zjarrfikësve të Shibenikut, Volimir Milosheviq tha se 59 zjarrfikës me 21 automjete zjarrfikëse, dy Canadair janë aktualisht të përfshirë në shuarjen e zjarrit.
“Aktualisht po dërgojmë zjarrfikës në zonat periferike për të bërë sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ai, raportojnë mediat kroate.
Policia e Shibenikut ka bërë të ditur se zjarri ndodhi gjatë punimeve ndërtimore duke përdorur makineri.
Trafiku në rrugën shtetërore nga Dubrava pranë Shibenikut përmes Zonës Industriale Podi deri në deponinë e Bikaracit është ndërprerë për shkak të zjarrit.
Zjarrfikësit po punojnë për të mbrojtur objektin tregtar, dhe forcat ajrore po ndihmojnë gjithashtu në shuarjen e zjarrit.