Aston Villa ia mbyllë derën

- Bota Sot

Aston Villa ia mbyllë derën

Aston Villa ka marrë një qëndrim të prerë për të ardhmen e një prej shtyllave të sulmit të saj: Ollie Watkins.

Sipas mediave britanike, drejtuesit e klubit nga Birmingham e kanë bërë të qartë se sulmuesi nuk do të largohet në asnjë rrethanë, pavarësisht interesimit në rritje nga klubet e Premier League, veçanërisht Manchester United.

Në moshën 29-vjeçare, Watkins është shndërruar në një pjesë kyçe të projektit të Unai Emeryt, duke qenë referenca kryesore në sulm dhe lojtari më i paguar i skuadrës, me një rrogë rreth 9 milionë euro në vit. Forma e tij e qëndrueshme dhe aftësia për të shënuar gola kanë qenë thelbësore për rritjen e fundit të skuadrës, e cila synon të vazhdojë ngjitjen në kampionat dhe të shkëlqejë në arenën evropiane.

Sipas ‘The Telegraph’, drejtuesit e Villës besojnë se shitja e Watkins do të ishte një hap pas në aspiratat sportive të klubit. Për këtë arsye, ata kanë garantuar qëndrimin e tij dhe nuk kanë ndërmend të hyjnë në negociata me asnjë klub – pavarësisht sa joshëse mund të jetë oferta.

Watkins, i cili është gjithashtu pjesë e kombëtares së Anglisë, ka shprehur besnikëri ndaj projektit të Aston Villas, ndërsa paraqitjet e tij e përforcojnë imazhin si një nga sulmuesit më të besueshëm në Premier League.

Mesazhi nga “Villa Park” është i qartë: Ollie Watkins është pjesë e së tashmes dhe së ardhmes së klubit. Çdo përpjekje për ta transferuar do të përballet me një refuzim të prerë.

Xavi refuzon ofertën për të menaxhuar një kombëtare.



Read it all at Bota Sot