Klubet e Superiores e kanë ëndërr të luajnë në Europë

- Bota Sot

Klubet e Superiores e kanë ëndërr të luajnë në Europë

Klubet e Superiores e kanë ëndërr të luajnë në Europë.

Një arritje e tillë nuk vjen prej Skënderbeut, ndërsa rrugëtimi që ka Egnatia i jep një mundësi mjaft të mirë.

Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0 me 2 Dinamo Minskun në transfertë dhe janë një hap larg kualifikimit. Në turin e tretë do të përballen me fituesin e Olimpija Lubjana-Zira. Nëse sfidojnë sllovenët dhe fitojnë, në fazën “play-off” do të shortohen si skuadër favorite.

Për shkak të ekipit që do të eliminonin, Egnatia do të merrte koeficientin më të favorshëm, që ndeshja e turit të fundit t’i sjellë një kundërshtar më të lehtë se të mëparshmit. Sigurisht që këtu nuk llogariten surprizat në përballjet e tjera.

Rrugëtimi do të jetë i vështirë për Vllazninë e Dinamon. Edhe nëse ia dalin të kalojnë turin e dytë, dhe më pas fitojnë respektivisht ndaj skuadrave si të Brondbit apo Hajduk Splitit, sërish për turin e fundit nuk do të jenë te vazo e favoritëve.

Ballkani i Orges Shehit është skuadër që ka rrugëtimin më të lehtë deri tani. Po shkon drejt kualifikimit, për t’u përballur më pas me Shamrok Rovers. Dhe në rast se ia dalin përballë irlandezëve, për fazën “play-off” i pret shorti si skuadër favorite.

Shanset janë reale. Jo vetëm Drita apo Shkëndija që po ashtu janë në rrugën e duhur për grupet e Europës, por edhe skuadra të tjera shqiptare kanë mundësi t’i bashkohen më të mirëve në Ligën e Konferencës..



Read it all at Bota Sot