Shkurtaj befason me ekipin e ri

- Bota Sot

Shkurtaj befason me ekipin e ri

Vasil Shkurtaj është futbollisti më i ri i AEZ Zakakiou.

Pasi mbylli aventurën e tij me Flamurtarin, 33-vjeçari ka vendosur që të nisë një të re me ekipin qipriot.

Me këta të fundit, Shkurtaj ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Ndërkohë që për shërbimet e 33-vjeçarit, klubi qipriot nuk ka paguar asnjë “kacidhe”, pasi sulmuesit i kishte përfunduar kontrata me Flamurtarin.

Shkurtaj ka një karrierë interesante.

Sulmuesi është aktivizuar për ekipe të njohura si Ajax U19, Olympiacos U21, Lazio U19, Tondela, Roda, Luftëtari, Kukësi dhe Laçi.



Read it all at Bota Sot