Skënderbeut i largohet portieri

- Bota Sot

Skënderbeut i largohet portieri

Kristian Rroku është lojtari më i ri i Trepçës. Portieri largohet kështu nga Skënderbeu ku qëndroi për një sezon.

22-vjeçari e la Skënderbeun me kujtimin e dy ndeshjeve. Për të do të jetë eksperienca e parë në Kosovë.

“Mirësevjen: Kristian Rroku. KF Trepça ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me portierin 22-vjeçar nga Shqipëria, Kristian Rroku, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së KF Skënderbeu nga Korça

Kristiani sjell me vete përvojë të çmuar nga akademitë dhe skuadrat elitare si Olympiacos, AEK Athens, dhe Ionikos Nikeas, ku ka qenë pjesë e kategorive të reja

Me një profil të fuqishëm dhe përkushtim të madh, Rroku do të jetë një forcë shtesë në portën tonë për edicionin e ri”, shkruan klubi i Trepçës. Kështu eksperienca e tij do vazhdojë në Ligën e Parë të Kosovës.



Read it all at Bota Sot