Vinicius Júnior, ylli i madh i Real Madridit pas Karim Benzemas, pritej të firmoste zgjatjen e kontratës me kushte më të mira dhe pagë të rritur.
Negociatat janë ndalur papritur. Arsyet? Ardhja e Kylian Mbappé në ekip ka ndryshuar gjithçka.
Mbappé, si superyll, mori një pagë shumë të lartë, që ka tronditur hierarkinë e pagave në klub. Tani Vinicius kërkon të fitojë po aq sa Mbappé, një kërkesë që ka habitur drejtuesit e Real Madridit, veçanërisht pasi braziliani pati një sezon të përzier.
Klubi është i vendosur dhe deri tani ka refuzuar të plotësojë kërkesën e tij, duke thënë se “Vinicius kurrë nuk do të marrë atë që fiton Mbappé”. Kontrata e tij aktuale është ende në fuqi deri në vitin 2027 dhe ka ende kohë për të negociuar.
Në anën tjetër, pritet edhe një ofertë e madhe nga Arabia Saudite, që mund të arrijë në 200 milionë euro për Viniciusin. Mendohet se Real Madrid mund të shesë brazilianin për të financuar ëndrrën e presidentit Florentino Pérez: që Mbappé dhe Haaland të luajnë së bashku në ekip.
Situata brenda klubit po tensionohet, pasi Vinicius nuk dëshiron të humbasë rolin e yllit kryesor. Ndërsa bashkëjetesa me Mbappé sapo ka filluar, ajo tashmë pritet të jetë e vështirë.
Në Madrid, kjo verë premton të jetë shumë e nxehtë.