I pubikoi videon e tij intime në internet si hakmarrje, Mauro Icardi padit Wanda Nara

- Bota Sot

I pubikoi videon e tij intime në internet si hakmarrje, Mauro Icardi padit Wanda Nara

Problemet ligjore mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës vazhdojnë të thellohen.

Sulmuesi argjentinas ka paditur ish-bashkëshorten e tij për një rast “revenge porn”. Sipas raportimeve të agjencisë italiane “Adnkronos”, ish-sulmuesi i Interit iu ka dhënë autorizim përfaqësuesve të tij ligjorë në Itali, Raffaele Rigitano, Valeria De Vellis dhe Salvatore Pino, që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ndjekjen penale të një sjelljeje të cilësuar si “shumë e rëndë”.

Akuza është drejtuar direkt ndaj Wanda Narës, e cila dyshohet se ka publikuar online një video intime të Icardit, që ishte shpërndarë në mënyrë ekskluzive dhe të rezervuar me atë që në atë kohë ishte gruaja e tij. Qëllimi i ish-partneres së futbollistit argjentinas, sipas akuzës, ka qenë diskreditimi i Icardit dhe prishja e marrëdhënies së tij me partneren aktuale, Eugenia Suarez.

Icardi mësohet ta ketë pritur me “tronditje” publikimin e videos dhe deklaron se është duke përjetuar një “fyerje të re”, për të cilën do të reagojë “në të gjitha instancat përkatëse”.

Kjo çështje vjen pas një denoncimi të mëparshëm të bërë nga Icardi në Prokurorinë e Milanos, vitin e kaluar, kundër Wanda Narës, për “marrje të padrejtë të kujdestarisë së vajzave të mitura”..



Read it all at Bota Sot