Dy gjigantët evropian në garë për super talentin norvegjez

- Bota Sot

Dy gjigantët evropian në garë për super talentin norvegjez

Mbrojtësi i ri i Brann, Eivind Helland, është duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane, mes tyre edhe Manchester United dhe Bayern Munich, raporton të shtunën “The Sun”.

Skautët e United thuhet se ishin të pranishëm muajin e kaluar për të vëzhguar nga afër paraqitjen e qendërmbrojtësit 1.96 metra të gjatë në ndeshjen ndaj Viking Stavanger.

Nga ana tjetër, edhe gjigantët gjermanë të Bayern Munih kanë ndjekur 20-vjeçarin një javë më parë në përballjen kundër KFUM Oslo, duke sinjalizuar interesim të qartë për shërbimet e tij.

Sipas mediave norvegjeze Helland ka potencialin për t’u bërë mbrojtësi më i madh në historinë e kombëtares norvegjeze, duke lënë pas emra si Ronny Johnsen dhe Henning Berg, të dy ish-lojtarë të Manchester United dhe fitues të Ligës së Kampionëve me klubin anglez.

Me këtë interesim në rritje nga dy prej klubeve më të mëdha në Evropë, pritet që Brann të përballet me oferta konkrete në javët në vijim, ndërsa e ardhmja e Helland duket se është e destinuar për nivelet më të larta të futbollit evropian.



Read it all at Bota Sot