Manchester United raportohet se tashmë ka përgatitur listën e largimeve për afatin kalimtar të kësaj verë.
Klubi nga ‘Old Traffordi’ sipas medieve britanike, kanë vendosur t’i shesin katër lojtarë, ndërsa klubi synon të ristrukturojë skuadrën me përforcime të reja.
Në mesin e tyre e lojtarëve që janë në shitje është edhe Antony, i cili ka zgjuar interesin e Real Betis dhe disa klubeve nga Liga Saudite.
Pas transferimeve të bujshme të Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo, që i kushtuan klubit mbi 150 milionë euro, drejtuesit e United janë të detyruar të krijojnë hapësirë dhe fonde për përforcime të reja.
Një tjetër lëvizje e rëndësishme ishte huazimi i Marcus Rashford te Barcelona, që u konsiderua si një zhvillim pozitiv brenda skuadrës, ndërsa trajneri Ruben Amorim ka bërë të qartë se Antony nuk bën pjesë në planet e tij, duke e përjashtuar nga faza përgatitore që në fillim të verës.
Pavarësisht kësaj, për momentin nuk ka ende një ofertë zyrtare për brazilianin, megjithëse Real Betis e ka në ‘radar’, pas paraqitjeve të mira sezonin e kaluar që ndihmuan ekipin spanjoll të arrinte deri në finalen e UEFA Conference League.
Ndërkohë, klube nga Arabia Saudite po vëzhgojnë situatën dhe pritet që në ditët në vijim të bëjnë lëvizje konkrete për ish-anësorin e Ajaxit.