Refuzohet pensioni për vajzën e Ymer Elshanit, viktimë e masakrës në Poklek

- Bota Sot

Refuzohet pensioni për vajzën e Ymer Elshanit, viktimë e masakrës në Poklek

I është refuzuar kërkesa për të drejtën e pensionit vajzës së shkrimtarit, Ymer Elshani, i cili është masakruar në Poklek të Drenasit.

Në vendimin e refuzimit nga institucioni përkatës thuhet se refuzohet kërkesa e Teuta Ymer Elshani si e pa bazuar për njohjen e të drejtës në pension të skemës “Familja e Viktimave Civile”.

Në arsyetimin e vendimit shpjegohet se pse nuk është miratuar kjo kërkesë.

“Teuta Ymer Elshani nga Korreticë e Ulët ka paraqitur kërkesë për njohjen e së drejtës në pension të Familja e Viktimave Civile. Pas shqyrtimit të kërkesës dhe shkresave në lëndë u vërtetua se kërkesa nuk është e bazuar, si dhe e njëjta është refuzuar sepse është vepruar në bazë të nenit 5, paragrafi 1.1.1 si dhe nenit 1 3 të Ligjit për Statusin dhe të Drejta e Familjeve të Dëshmorëve, Veteranëve dhe Pijetarëve të UÇK-së dhe Familjeve të Viktimave Civile të Luftës”, është thënë në vendim.

Për këtë ka reaguar Teuta Elshani, duke thënë se pas 26 vitesh, ‘për herë të parë e ka provuar shtetin për atë se sa vlerësohet sakrifica e familjes së saj.

Në Facebook ajo ka shkruar se i është refuzuar kërkesë për njohjen e të drejtës për pension, sipas kategorisë “Familjet e Viktimave Civile të Luftës”.

“Ky vendim nuk pasqyron drejtësisht realitetin dhe historinë tonë familjare, dhe ngre pyetje serioze për ligjin në fuqi (ligj ky në fuqi që nga pas lufta), dhe mënyrën se si shteti trajton familjet që kanë humbur gjithçka gjatë luftës. Do të ndjek çdo rrugë ligjore dhe institucionale për të kërkuar atë që na takon me të drejtë, jo vetëm për familjen time, por për të gjitha familjet që meritojnë të dëgjohen, të respektohen dhe të mos harrohen kurrë”, ka shkruar ajo në facebook.



Read it all at Bota Sot