Jakup Abrashi ka qenë arkitekt i suksesit të madh të klubit të futbollit Trepça e Mitrovicës, duke u stolisur me titullin e kampionit të Ligës së Dytë Federative të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes në edicionin 1976-1977.
Trepçaa doli e para me 46 pikë nga 34 ndeshje apo me 20 fitore, 6 barazime, 8 humbje dhe goldallim 56:22, duke lënë pas Vardarin me 45 pikë.
Njeriu që e lartësoi Trepçën, ishte tradhtuar nga kryesia!
Kryesia e asaj kohe nuk e vazhdoi kontratën me arkitektin e suksesit të madh, duke e prurë në vend të tij Dushan Varagiqin nga Beogradi për kryetrajner!
Madje, i kishin thënë Abrashit, ju duheni të jeni ndihëmëstrajner i Varagiqit!
Abrashi, me karakterin e tij të fortë, e kishte refuzuar që të jetë ndihmës i Varagiqit.
Nëse dikujt i kanë hyrë në hak padyshim ka qenë Jakup Abrashi!
Në vend që Abrashi ta udhëhiqte Trepçën në Ligën e Parë në edicionin 1977-1978, ata çuditërisht emëruan kryetrajner të dështuarin Varagiq, për çka edhe e mori tatëpjetën Trepça!
Varagiqi e nisi mirë me barazimin në Mostar (1:1) me Velezhin pastaj fitoi me 1:0 në Mitrovicë kundër Çelikut, por, pastaj Trepça pësoi një seri katastrofale të rezultateve!
Me Abrashin situata do të ishte ndryshe sikur ai ta udhëhiqte Trepçën në Ligëm e Parë por asnjë ndeshje nuk iu dha rasti.
Mëkat i madh!
Dhe shih habinë, serbi Varagiq shkarkohet në fund të edicionit vjeshtor për dështimin e madh!
Ajet Shosholli dhe Hysni Maxhuni, së bashku e drejtojnë anijen e Trepçës në pranverën e vitit 1978, të cilën e dërgojnë në finalen e Kupës “Marshall Tito,” ku fati sportiv ishte në anën e Rijëkës e cila pas 120 minuta ngadhënjeu me rezultat 1:0.
Trepça përfundoi në vend të fundit me 24 pikë dhe pas një viti bie në ligën e dytë.
Krejt në fund, Ajet Shosholli ka qenë i vetmi kryetrajner shqiptar që ka drejtuar Prishtinën nga nëntori i vitit 1984 deri në mars të vitit 1985 në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë!