Xhanluixhi Donaruma do të largohet nga PSG dhe klubi francez po gjykon ofertat. E fundit ka mbërritur nga Gallatasaraj.
Klubi turk ka bërë hapa konkretë, ndërsa portieri italian është përfolur si opsion edhe për Interin me Juventusin. Donaruma ka bërë mjaft mirë, megjithatë nuk ka pranuar rinovimin dhe kjo e largon nga skuadra e Luis Enrikes.
PSG nuk pranon ta humbë pa fituar asgjë, dhe pse nga Milani e transferoi me kosto zero. Donaruma konsiderohet nga portierët më të mirë aktualisht.
Gallatasaraj e mendon si pasues te Muslerës. Më parë raportohej Ter Shtegen, që refuzonte largimin nga Barcelona.