Dalin në shitje biletat për ndeshjen Drita - Copenhagen

- Bota Sot

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Drita - Copenhagen

Drita do të synojë të bëjë “remontadan”, këtë të martë ndaj Copenhagenit në “Fadil Vokrri”.

Ndonëse humbën në transfertë 2-0, “Intelektualët” do të tentojnë të shkruajnë historinë, duke ëndërruar kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve.

Dhe gjatë ditës së sotme, Drita përmes një njoftimi në “Facebook”, tregoi se ka filluar edhe shitja e biletave për ndeshjen e shumëpritur.

“Klubi jonë FC DRITA ju njofton se biletat për ndeshjen e rundit të dytë  të UEFA Champions League në mes të FC DRITA – F.C. Copenhagen do të dalin në shitje nga sot (e shtune) në mënyrë fizike nga ora 18:00 para teatrit të qytetit.

Gjithashtu ditën e ndeshjes biletat do të dalin në shitje edhe tek stadiumi “FADIL VOKRRI” në tri pika të shitjes.

Çmimet për biletat në dispozicion janë:

• Veri 3 euro

• Lindje 5 euro

• Perëndim 10 euro

• VIP 20 euro (katering all inclusive).

Kujtojmë se ndeshja Drita-Copenhagen, do të zhvillohet të martën në orën 20:00.



Read it all at Bota Sot