Leao shkëlqen, Allegri entuziast:

- Bota Sot

Leao shkëlqen, Allegri entuziast:

Rafael Leao konfirmon edhe një herë se mund të jetë arma më e fortë e Milanit në sezonin e ri, këtë herë duke spikatur në një rol më pak të zakonshëm për të: atë të qendërsulmuesit.

Në fitoren bindëse 4-2 ndaj Liverpoolit në Hong Kong, portugezi ishte protagonist me një gol dhe një asist, duke marrë menjëherë vlerësime të larta nga trajneri Max Allegri.

Pas një humbjeje minimale ndaj Arsenalit, ku Milani u shfaq i kujdesshëm por jo bindës, kuqezinjtë treguan fytyrën e vërtetë kundër kampionëve të Premierligës, duke ndërtuar një lojë të shpejtë dhe të rrezikshme në kundërsulm, pikërisht ajo që Allegri di të bëjë më mirë.

“Leao bëri shumë mirë si qendërsulmues, ashtu si gjithë skuadra që këtë verë po punon me shpirt të lartë. Më pëlqen më shumë fakti që në këto ditë të para ekipi po mëson të vuajë kur nuk ka topin dhe të mbrojë së bashku”, deklaroi tekniku italian pas ndeshjes.



Read it all at Bota Sot