Ish-yllit të Man Cityt i ndërpritet kontrata në Zvicër pas vetëm tetë ndeshjesh

- Bota Sot

Ish-yllit të Man Cityt i ndërpritet kontrata në Zvicër pas vetëm tetë ndeshjesh

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, është liruar nga klubi zviceran Zurich pas vetëm tetë ndeshjesh, pas kritikave nga drejtuesit e klubit. 

31-vjeçari iu bashkua Zurichut në shkurt me një kontratë që parashikonte qëndrimin e tij deri në verën e vitit 2026, por është larguar një vit më herët. 

Sipas Mundo Deportivo, klubi është zemëruar me sjelljen e Mendyt jashtë fushës, veçanërisht kur ai dyshohet se ka festuar vetëm disa orë pas humbjes 4-0 ndaj rivalëve të Baselit në muajin prill. 

“FC Zurich njofton se kontrata me mbrojtësin francez Benjamin Mendy është ndërprerë me marrëveshje të ndërsjellë”. 

“Ai largohet menjëherë nga klubi. FCZ i uron Benjamin Mendyt gjithë të mirat në të ardhmen e tij personale dhe sportive”, thuhej në deklaratën zyrtare të klubit. 

Pas humbjes kundër Baselit, trajneri Ricardo Moniz kishte ‘shpërthyer’ në kritika ndaj francezit. 

“Mendy nuk performoi në nivelin që pritet nga një lojtar i kalibrit të tij. Gjendja e tij fizike nuk ishte në standardet që presim për një lojtar në këtë ligë”. 

Pas një humbje me rezultat 4-0, nuk mund të sillesh në atë mënyrë ndaj tifozëve”, kishte thënë ai. 

Mendy ka qenë në përpjekje për të rindërtuar karrierën e tij pas pezullimit fillestar nga Manchester City në gusht të vitit 2021, kur më pas u akuzua për përdhunim dhe sulm seksual.



Read it all at Bota Sot