Që Barcelona të regjistrojë Joan Garcia dhe Rashford, duhet të sakrifikohet ky lojtar

- Bota Sot

Që Barcelona të regjistrojë Joan Garcia dhe Rashford, duhet të sakrifikohet ky lojtar

Barcelona ka bërë vetëm dy transferime deri tani, portieri Joan Garcia nga Espanyol për 25 milionë euro dhe sulmuesi Marcus Rashford, huazim me të drejtë blerje për 30 milionë euro.

Por dy përforcimet e reja të Barcelonës ende nuk janë regjistruar në La Liga, sepse klubi duhet të bëjë më parë shitje për të bërë të mundur regjistrimin e Joan Garcia dhe Rashford.

Pavarësisht se Barcelona ka shitur deri tani Alex Valle, Pablo Torre dhe Pau Victor si dhe Ansu Fati në huazim, klubi katalanas duhet të bëjë të tjera shitje për të rikthyer balancën financiare sipas rregullit 1:1 të La Ligës.

“Mundo Deportivo” raporton se javën e ardhshme, Barcelona pret të finalizojë largimin përfundimtar të mesfushorit difensiv, Oriel Romeu. Për 33-vjeçarin interesohen Valencia dhe Girona, ku më parë lojtari ka qenë i huazuar.

Prioriteti i Barcelonës është të largojë futbollistët që janë jashtë planeve të Hansi Flick, me qëllim për t’u liruar nga pagat e tyre, për të krijuar hapësirën e nevojshme për transferimet e reja.



Read it all at Bota Sot