Arsenal refuzon direkt transferimin e tij

- Bota Sot

Arsenal refuzon direkt transferimin e tij

Arsenal ka kohë që po ndjek situatën e Rodrygo-s te Real Madrid dhe braziliani është kthyer në një objektiv të rëndësishëm në merkaton e londinezëve. Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se Arsenal është tërhequr përkohësisht nga ideja për të transferuar Rodrygo-n.

Shkak është bërë kushti i vendosur nga anësori brazilian dhe përfaqësuesit e tij, që ka të bëjë me pagën e lojtarit. Rodrygo paguhet 250 mijë euro në javë te Real Madrid. Sipas raportimeve në fjalë, braziliani ka kërkuar gati dyfishin e rrogës që merr aktualisht, kusht që nuk është pranuar nga Arsenal.

Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët në javët në vijim, por momentalisht Arsenal ka vendosur të ndërpresë bisedimet per Rodrygo-n, aq më tepër që klubi londinez sapo ka zyrtarizuar transferimin e Viktor Gyokeres për 63.5 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse dhe tani duhet të bëjë kujdes me financat.

Përveç Arsenalit, në garë për 24-vjeçarin janë edhe klube të tjera të mëdha si Bayern, Liverpool, Manchester City dhe PSG. Rodrygo nuk është në planet e Xabi Alonso, ndaj drejtuesit e Real Madrid janë të hapur për largimin e tij, me kushtin e vetëm të paguhet shifra 100 milionë euro.



Read it all at Bota Sot