Interi është i mërzitur me Kristjan Asllanin. “La Gazzetta dello Sport” raporton se zikaltërit janë të pakënaqur me refuzimet e shumta të mesfushorit të Kombëtares shqiptare për transferime jashtë vendit.
Lojtari, thuhet se deri më tani ka reaguar me vendosmëri, duke i mbyllur derën një transferimi në një vend tjetër:
Real Betis, konkretisht, kishte trokitur në derën e klubit, duke paraqitur një ofertë që ishte e kënaqshme për të gjithë.
Por Asllani e refuzoi.
Asllani dëshiron të qëndrojë në Serie A…
23-vjeçari po i mbyll veshët dhe nuk dëshiron të dëgjojë oferta nga vende të tjera, sepse qëllimi i tij është të vazhdojë aventurën e tij në Serie A. Por në Itali, ka pak klube që do të përmbushnin kërkesën e klubit zikaltër, e cila është rreth 15 milionë.