Shtëpia e yllit të futbollit botëror

- Bota Sot

Shtëpia e yllit të futbollit botëror

Futbollisti Joshko Gvardiol aktualisht po shijon pushimet në bregdetin kroat.

“Lojtari i kombëtares kroate dhe futbollisti i Manchester City-t, Joshko Gvardiol, aktualisht po shijon pushimet në bregdetin kroat me miqtë dhe shokun e skuadrës, duke ndarë momentet e tij në Instagram.

Fotografia e tij e vendlindjes së Luka Modriçit, në derën e së cilës ai vendosi fanellën e kombëtares me emrin e Modriçit me numrin ikonik 10, tërhoqi vëmendje të veçantë, duke i kënaqur të gjithë kroatët, si dhe tifozët në të gjithë Evropën.

Shtëpia e Modriçit ndodhet në fshatin Zaton Obrovacki pranë Zarës, dikur i përkiste gjyshit të Modriçit, dhe këtu Luka kaloi fëmijërinë e tij të hershme para se të shkonte në mërgim.

Shtëpia u shkatërrua gjatë Luftës atdhetare të kroatëve në vitin 1991, gjyshi i Modriçit, u vra brutalisht nga çetnikët, dhe shtëpisë iu vu flaka”, shkruan mediumi kroat “ Veçernj List”.



Read it all at Bota Sot