Steaua me telashe para ndeshjes me Shkëndijen, pronari humb durimin edhe me një lojtar

- Bota Sot

Steaua me telashe para ndeshjes me Shkëndijen, pronari humb durimin edhe me një lojtar

Steaua e Bukureshtit po përgatitet për ndeshjet e kthimit të rrethit të dytë të kualifikueseve në Champions League në futboll.

Skuadra rume e ka presionin nga Shkendija e Tetovës pasi që e ka humbur ndeshjen e parë me 1:0 në Shkup.

Steaua sonte si vendas pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Farul Constanta në kuadër të kampionatit rumun.

Duket se pronarit të klubit Steaua, Gigi Becalit, nuk po i pëlqen edhe futbollisti Andrei Gheorghița

"Gheorghița, dalëngadalë, e kuptoj se ai nuk është një lojtar që mund të përballojë FCSB-në.

Ai i humbi të gjitha topat. Nëse nuk ke 4-5 lojtarë dhe edhe ata në fushë janë të pavlerë, kjo është ajo që ndodh!", - tha Becali, në “Digi Sport”.

Gigi Becali pagoi 250,000 euro për të transferuar Gheorghita-n nga Poli Iasi në dimër. Ai shënoi një gol të vetëm për kampionin rumun, në fitoren rezultati 2:1 ndaj PAOK-ut, nga Selaniku.



Read it all at Bota Sot