Vapa e madhe që ka mbretëruar këtyre ditëve në Kosovë, ka shkaktuar zjarre të shumta në vend.
Në disa zona, flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Një nga pjesët më të prekura është edhe Lubizhda e Prizrenit.
Atje, si zjarri ka kapluar një stallë të bagëtive, ku si pasojë e kësaj kanë ngordhur tetë lopë, njofton policia transmeton Klankosova.tv.
INCIDENT ZJARRI
Lubizhdë, Prizren / 26.07.2025 – 12:30. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një stallë e lopëve pronë e ankuesit m/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë duke tentuar ta shuajnë zjarri. Si pasojë, tetë lopë kanë ngordhur.