Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Inter është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mbrojtësin francez Benjamin Pavard gjatë kësaj vere.
Pavard, i cili u bashkua me Interin nga Bayern Munich në verën e vitit 2023, ka qenë pjesë e skuadrës për dy sezone.
Aktualisht nuk ka shenja të qarta se lojtari 29-vjeçar është në prag largimi nga ‘Giuseppe Meazza’, por drejtuesit e klubit nuk e konsiderojnë të pazëvendësueshëm, për shkak të moshës së tij dhe faktit që nuk shihet si një investim afatgjatë.
FCInterNews shkruan se Interi kërkon një shumë të përafërt me atë që shpenzoi për ta marrë, pra rreth 30-35 milionë euro.
Nga ana e tij, Pavard nuk po shtyn për një largim. Ai është i kënaqur te Inter dhe nuk ka shprehur dëshirë për të ndryshuar skuadër.
Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, Manchester United ka pyetur më parë për situatën e francezit.
Si zëvendësues potencial për Pavardin, Interi ka vënë në shënjestër mbrojtësin e Genoas, Koni De Winter.
Belgu gjithashtu shihet si alternativë në rast se Yann Bisseck largohet nga klubi gjatë verës