I rritur në moshat e klubeve italiane, Amin Tahiri luajti gjysmën e dytë të sezonit të kaluar me Tiranën.
Sulmuesi 20-vjeçar erdhi me bujë të madhe, por u largua në heshtje nga bardheblutë.
Feralpisalo e huazoi sulmuesin shqiptar te kryeqytetasit, por Tahiri zhvilloi vetëm një ndeshje në Superiore.
Gjithashtu, 20-vjeçari është larguar edhe nga Feralpisalo dhe tashmë është lojtar i lirë.
Vlera e tij në “Transfermarkt” aktualisht është 25 mijë euro. Amin Tahiri e bëri debutimin e tij me Shqipërinë U-21 në nëntor të vitit të shkuar, duke fituar besimin e Alban Bushit.