Futbollisti i Interit martohet me vajzën nga Kosova, bën shqiponjën dykrenare! Serbët çarten

- Bota Sot

Futbollisti i Interit martohet me vajzën nga Kosova, bën shqiponjën dykrenare! Serbët çarten

Kjo është bukuri! Reprezentuesi i Francës, Benjamin Pavard, aktualisht futbollist i Interit, ka javë që është martuar me vajzën nga Kosova, Kleopina Pnishi.

Shqiponja dykrenare e futbollistit të Interit ka çartur mediat serbe, ndërsa “Kurir” ka shkruar me nervozizëm kësisoj: “Një shpërthim i turpshëm nga lojtari i kombëtares franceze dhe futbollisti i Interit, Benjamin Pavard.

Futbollisti i Interit së fundmi shkeli mbi "shkëmbin e çmendur" me një vajzë tërheqëse me origjinë nga Kosova, dhe me atë rast u mbajt një festë gala në bregdetin e bukur të Amalfit në Itali.

Pavard dhe bukuroshja nga Gjakova bënë shqiponjën dykrenare shqiptare në tavolinën e dasmës.

Siç pritej, kjo shkaktoi reagime të shumta,  shqiptarët janë të kënaqur, dhe tifozët nga Serbia janë të neveritur nga shpërthimi i futbollistit të famshëm”.

“Kush është Kleopina Pnishi?

Gruaja e sapomartuar e futbollistit francez ka lindur në vitin 1994 në Gjakovë, ku jetoi deri në moshën pesëvjeçare.

Më vonë ajo u zhvendos në Francë me familjen e saj, ku filloi aktrimin dhe modelimin. Në vitin 2017, Kleopina u zgjodh Miss Provence, dhe më pas mori pjesë në konkursin e bukurisë Miss France”, shkruan më tej.



Read it all at Bota Sot