Reali i Madridit po studion lëvizjet për sulmin e së ardhmes dhe qëllimi i Florentino Pérez është të bashkojë Erling Haaland me Kylian Mbappé, duke formuar një nga dyshet potencialisht më vdekjeprurëse në histori.
Sipas gazetës spanjolle “Cadena SER”, “Blancos” po hasin vështirësi me Vinicius, kontrata e të cilit skadon në vitin 2027 dhe aktualisht është larg rinovimit.
Braziliani do të donte të fitonte po aq, nëse jo më shumë, sa ish-shoku i tij i repartit (Mbappé), por klubi nuk ka ndërmend ta kënaqë atë dhe një transferim (verën e ardhshme më së voni) mund të jetë në horizont. Ndoshta në Arabinë Saudite.
Në atë pikë, Florentino do të hidhej me kokëfortësi te norvegjezi, klauzola e lirimit e të cilit, e vlefshme vetëm jashtë Premier League, është 200 milionë euro.