Joao Felix drejt largimit nga Chelseat

- Bota Sot

Joao Felix drejt largimit nga Chelseat

Joao Felix me shumë gjasë do të largohet nga Chelsea.

Mosllogaritja e trajnerit Maresca në portugezin, po e bën atë që të konsiderojë qëndrimin e tij në Londrën Perëndimore.

Sipas Sky Sports , lojtari ndërkombëtar portugez mund t’i bashkohet ekipit të Ligës Profesionale Saudite, Al-Nassr , ku luan bashkëkombësi i tij Cristiano Ronaldo  , teksa ata synojnë të fitojnë titullin.

Përpjekja e tyre për titullin e kampionit i ka bërë ata të zgjasin kontratën e Ronaldos dhe të emërojnë trajnerin veteran portugez Jorge Jesus si trajnerin e tyre të ri kryesor.

Skuadra e Enzo Marescas mund të rikuperojë 42.7 milionë funte që pagoi për të në vitin 2024, gjë që do t’ua lehtësonte ndjekjen e mesfushorit Xavi Simons.

Felix, sezonin që lamë pas bëri 41 paraqitje për Chelsean dhe Milanin, ku shënoi 10 gola dhe bëri 3 asistime.



Read it all at Bota Sot