Një emër i njohur për klubet shqiptare

- Bota Sot

Një emër i njohur për klubet shqiptare

Ronald Sobowale ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij duke u larguar nga Prishtina.

Sulmuesi 28-vjeçar është transferuar përfundimisht në elitën e futbollit lituanez.

Sobowale do të veshë sezonin e ardhshëm fanellën e skuadrës së Džiugas, me të cilët ka firmosur kontratë 1-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra lituaneze nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Aventura e tij me Prishtinën sezonin e kaluar nuk ishte ndër më të mirat, pasi shënoi vetëm një gol në 14 ndeshje në kampionat. Ndërsa në Superiore me Laçin para dy sezonesh, Sobowale shënoi 9 gola në 36 ndeshje të zhvilluara.



Read it all at Bota Sot