Ministrja austriake: Putinit po i mbaron koha, arkivolet në Rusi do të grumbullohen

- Bota Sot

Ministrja austriake: Putinit po i mbaron koha, arkivolet në Rusi do të grumbullohen

Ministrja e Jashtme austriake, njëherësh lidere e partisë liberale NEOS, Beate Meinl-Reisinger deklaroi se Kremlinit po i mbaron koha dhe Rusisë po i mbaron forca për të vazhduar luftën në Ukrainë, dhe bëri thirrje për angazhim më të madh në politikën evropiane të mbrojtjes.

Ajo në një intervistë për Die Welt tha se presidentit rus Vladimir Putin po i mbaron koha, andaj po bën luftë me këtë brutalitet.

Kur u pyet nëse do të kishte një armëpushim në Ukrainë së shpejti, Meinl-Reisinger u përgjigj: "Ukraina dëshiron paqe, Rusia jo. Nëse Putin donte vërtet paqe, ai do të kishte filluar tashmë negociatat për një armëpushim."

Ajo theksoi se presidenti i SHBA-së Donald Trump "i ofroi Putinit Krimenë dhe disa rajone lindore në një pjatë", si dhe përjashtimin e Ukrainës nga NATO, por Kremlini nuk e përdori këtë për të ulur tensionet. Në vend të kësaj, Rusia vazhdon me një "luftë shkatërrimi".

Edhe pse dëgjohet shpesh se Rusia ka iniciativën në fushën e betejës, ministrja e jashtme austriake beson se kjo nuk është e sigurt.

“Në një moment, arkivolet do të grumbullohen në Rusi. Përveç kësaj, ekziston edhe situata katastrofike ekonomike. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për Kremlinin të vazhdojë këtë luftë. Putini e di se po i mbaron koha. Kjo është arsyeja pse ai tani po e zhvillon luftën me një intensitet kaq brutal”, tha ajos.



Read it all at Bota Sot