Arsenal dhe Newcastle u përballën mes tyre në një miqësore në turin aziatik në luajtur në Singapor.
“Qymyrxihnjtë” kaluan të parët në avantazh pas 5 minutash lojë me blerjen e re, Anthony Elanga, i cili shënoi pas asistit të marrë nga Sandro Tonali. Kujtojmë se Elanga u transferua vetëm pak ditë më parë nga Nottingham Forest për 60 milionë euro.
Barazimi i londinezëve erdhi në minutën e 32-të, me Mikel Merino, spanjolli shënoi pas një asisti fantastik nga Kai Havertz. Spanjolli dërgoi topin në rrjetë më një goditje të bukur.
Tre minuta më pas, Alex Murphy i pafat dërgon topin në portën e tij, pas një topi të futur në zonë nga Kai Havertz. Pjesa e parë u mbyll 2-1 për Arsenalin.
Në minutën e 57-të, Jacob Murphy, barazoi shifrat 2-2 me një goditje fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë. Goli i fitores për londinezët erdhi në minutat e fundit të takimit nga Martin Odegaard me penallti në minutën e 83-të.