Situata mes Interi dhe Kristjan Asllanit ka prekur fundin. “Gazetta dello Sport” raporton se bordi i klubit zikaltër i është sosur durimi me pretendimet e mesfushorit shqiptar.
Real Betis është i vetmi ekip që ka bërë hapa konkret në lidhje me transferimin e elbasanasit (15 milionë euro), por ky i fundit refuzoi kalimin në Spanjë për shkak të familjes. 23-vjeçari ia ka bërë të qartë klubit se nuk dëshiron të largohet nga Italia.
Por Interi është “tërbuar” nga ky qëndrim, pasi Fiorentina dhe Bologna e duan shqiptarin me formulë huazimi.
Nëse ngërci nuk merr zgjidhje, rreziku është i madh që Asllani ti mbetet në “derë” skuadrës së Chivu-s edhe për sezonin e ardhshëm..