Gjykoi Shqipërinë para Europianit, UEFA cakton një hungarez për ndeshjen e Vllaznisë

- Bota Sot

Gjykoi Shqipërinë para Europianit, UEFA cakton një hungarez për ndeshjen e Vllaznisë

Vllaznia udhëton drejt Islandës për ndeshjen e kthimit ndaj Vikingur në Ligën e Konferencës me avantazhin e fitores 2-1 të ndeshjes së parë dhe do të synojnë kualifikimin në këtë sfidë delikate.

UEFA ia ka besuar atë një gjyqtari i cili nuk ka shumë eksperiencë ndërkombëtare.

Hungarezi Mihali Kaprali do të jetë gjyqtari që do të drejtojë ndeshjen në Reikjavik, me 34-vjeçarin i cili prej dy vitesh ka stemën e FIFA-s dhe nuk ka drejtuar shumë në arenën ndërkombëtare.

Megjithatë, ai ka një lidhje me Shqipërinë, pasi ka drejtuar këtë të fundit në miqësoren e fituar 3-1 përballë Azerbajxhanit në përgatitjet e kuqezinjve para Euro 2024.

Asistentët e tij për ndeshjen e Vllaznisë janë Vencel Toth dhe Balazh Buzas, ndërsa Imre Kovaçsh është caktuar gjyqtar i katërt për duelin e të enjtes.



Read it all at Bota Sot