Albion Rrahmani shënoi gol fantastik me ekipin e Sparta Pragë.
Shqiptari i Kosovës gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 22’.
Finalizimi i sulmuesit erdhi në një stil të veçantë, si “Zlatan Ibrahimoviç” ndaj Mlada Boleslav, e përfunduar me shifrat 3:2 për Spartan.
Pas ndeshjes, Rrahmani u përzgjodh “Lojtari i ndeshjes” sipas “SofaScore”, me notën 8.1.
Futbollisti i përfaqësues së Kosovës e ka nisur me “këmbën e mbarë” sezonin e ri.
Duhet thënë se Rrahmani ka dalë nga akademia e Llapit, ndërsa e ka vazhduar kalvarin e “pjekurisë” profesionale te Minatori, Bashkimi, Malisheva, Ballkani, Rapid 1923 dhe tashmë te Sparta Pargë.