Elmas mund të rikthehet në Serie A

- Bota Sot

Elmas mund të rikthehet në Serie A

Eljif Elmas mund të rikthehet në Serie A, pasi aventura e tij në Bundesliga me RB Leipzig nuk ka shkuar siç pritej. Mesfushori nga Maqedonia e Veriut po kërkon një dalje, dhe interesimi nga Italia nuk mungon.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, AS Roma ka kontaktuar me RB Leipzig për të diskutuar mundësinë e transferimit të 25-vjeçarit. Elmas është i hapur për rikthimin në Itali, ku më parë ka luajtur për Napolin.

Torino është gjithashtu në garë, pasi Elmas kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 në huazim te ta, duke realizuar katër gola në 13 ndeshje me klubin torinez do të donte një tjetër huazim.

Nga ana tjetër, Leipzig është i prirur ta shesë përfundimisht. Gjermanët e blenë për 24 milionë euro në janar 2024, por janë të gatshëm ta lënë të largohet për 17 milionë euro këtë verë.

Paga e lartë prej 6 milionë eurosh në sezon dhe paraqitjet e dobëta në Bundesligë, 16 ndeshje pa gol, kanë bërë që Elmas të mos konsiderohet më pjesë e planeve afatgjata të klubit.

Roma e vlerëson shkathtësinë e Elmasit për të mbuluar disa role në mesfushë dhe e sheh atë si alternativë të vlefshme për krahun e majtë. .

Ndërkohë, Torino heziton për shkak të çmimit të kërkuar prej 17 milionë eurosh dhe po pret për të parë nëse Leipzig do të ulë kërkesat në javët në vijim.



Read it all at Bota Sot