Vdes mjeku i njohur Albert Rudi

- Bota Sot

Vdes mjeku i njohur Albert Rudi

Ka ndërruar jetë mjeku i njohur i Klubit të Futbollit Gjakova, Albert Rudi, i cili për më shumë se 16 vite kishte dhënë kontribut në shëndetin dhe mirëqenien e futbollistëve të klubit.

Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e ka konfirmuar vetë KF Gjakova, përmes një telegrami ngushëllimi drejtuar familjes Rudi.

“Në emër KF GJAKOVA shprehim ngushllimet me te sinqerta per humbjen e familjarit.

Shkuarja e tij na ka mërzit të gjithë ne. Qoftë i përhershëm kujtimi për DOKIN”, u tha në njoftimin e KF Gjakovës.



Read it all at Bota Sot