Chelsea shumë pranë të mbyllë marrëveshjen me Ajaxin për Jorrel Haton

- Bota Sot

Chelsea shumë pranë të mbyllë marrëveshjen me Ajaxin për Jorrel Haton

Chelsea është shumë afër arritjes së një marrëveshjeje me Ajaxin për transferimin e mbrojtësit të talentuar Jorrel Hato, me një tarifë që pritet të kalojë 40 milionë euro.

Ndërsa marrëveshja mes klubeve ende nuk është zyrtarizuar, palët janë afër kompromisit, ndërkohë që kushtet personale me 19-vjeçarin holandez janë rënë dakord.

Hato ka zhvilluar 111 ndeshje me ekipin e parë të Ajaxit dhe ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, duke u kthyer në një figurë kyçe për klubin.

Ai luajti si mbrojtës i majtë sezonin e kaluar, por është gjithashtu i aftë të operojë edhe si qendërmbrojtës, duke tërhequr më herët interesin e Arsenalit.

I dalë nga akademia e Ajaxit, ku u bashkua nga Sparta Rotterdam në vitin 2018, Hato debutoi në janar 2023 dhe ka bërë gjashtë paraqitje me kombëtaren e Holandës.

Ai dallohet për aftësitë teknike, leximin e lojës dhe duelet një kundër një, edhe pse ka ende hapësirë për përmirësim në lojën ajrore.

Ky transferim është pjesë e një vere aktive për Chelsean, që tashmë ka afruar emra si Estevao, Dario Essugo dhe Kendry Paez, ndërsa kanë larguar lojtarë si Kepa, Madueke dhe Petrovic. 



Read it all at Bota Sot