Tre të vdekur në një aksident hekurudhor në perëndim të Mynihut

- Bota Sot

Tre të vdekur në një aksident hekurudhor në perëndim të Mynihut

Tre persona humbën jetën kur një tren rajonal me rreth 100 pasagjerë doli nga shinat mbrëmë pranë qytetit Riedlingen, rreth 160 kilometra në perëndim të Mynihut.

“Një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga reshje të dendura shiu ka të ngjarë të ketë qenë shkaku i aksidentit”, njoftoi sot policia .

“Uji shkaktoi rrëshqitje dheu në zonën e argjinaturës pranë hekurudhës, gjë që me shumë gjasë çoi në daljen nga shinat të trenit”, thanë hetuesit.

“Sipas rezultateve paraprake, reshjet e dendura në zonë shkaktuan mbingarkesë në një pus kanalizimi. Uji që rridhte më pas ka gjasa të ketë shkaktuar një rrëshqitje dheu që është derdhur mbi binarë”, tha një zëdhënës i policisë.

Sipas policisë, ndër viktimat janë makinisti i trenit, një tjetër punonjës i kompanisë shtetërore hekurudhore gjermane “Deutsche Bahn”, si dhe një pasagjer.

Të paktën 41 persona janë lënduar, sipas informacionit më të fundit nga hetuesit.

Treni i linjës RE 55 po udhëtonte nga Sigmaringen drejt Ulm-it, në landin Baden-Württemberg, kur ndodhi aksidenti.



Read it all at Bota Sot