Dueli i kthimit ndaj Dinamos, Egnatia nxjerr në shitje biletat

- Bota Sot

Dueli i kthimit ndaj Dinamos, Egnatia nxjerr në shitje biletat

Egnatia do të zbresë sërish në fushë ditën e enjte për të luajtur ndeshjen e kthimit me Dinamo Minsk. Takim i vlefshëm për raundin e dytë të Conference League dhe që do të zhvillohet në orën 20:45.

Kampionët e Superiores do të luajnë në shtëpinë e tyre dhe do të kenë një tjetër avantazh për të tentuar kalimin në raundin tjetër të këtij turneu. Dueli i parë mes tyre i zhvilluar në Bullgari ka përfunduar 2-0 në favor të rrogozhinasve.

Për këtë duel, klubi ka nxjerrë në shitje biletat. Si gjithmonë rrogozhinasit kanë vendosur që biletat për tifozet vajza të jetë falas, ndërsa për pjesën tjetër çmimet e biletave variojnë nga 500 deri në 10000 lekë.

“Çmimet e biletave për ndeshjen kundër Dinamo Minsk.

Femrat falas por duhet të pajisen me biletë me vlerë 0 lekë.

Biletat i gjeni tek biletaria e stadiumit nga ora 09:00-15:00”, shkruhet në postim.



Read it all at Bota Sot