Guardiola: E di që pas kësaj faze me Cityn do të ndalem

- Bota Sot

Guardiola: E di që pas kësaj faze me Cityn do të ndalem

Në një intervistë të fundit, trajneri spanjoll e pranoi se do të marrë një pauzë nga futbolli pas përfundimit të kontratës aktuale me ‘Qytetarët’.

“E di që pas kësaj faze me Cityn do të ndalem, kjo është e sigurt, është vendosur, më shumë se e vendosur,” tha Guardiola.

Trajneri i suksesshëm nuk zbuloi se sa do të zgjasë ky pushim, duke lënë gjithçka të hapur.

“Nuk e di për sa kohë. Një vit, dy, pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë, por duhet të përqendrohem te vetja, te trupi im…”, theksoi ai.

Guardiola, që ka fituar gjashtë herë Premier Leaguen me “Citizens”, komentoi edhe sezonin e fundit të klubit, ku ndonëse nuk arritën të fitojnë çdo trofe, ai e vlerëson si një përvojë të rëndësishme për të ardhmen.

“Kur fiton gjashtë tituj të Premier League, vjen një pikë kur rrëzohesh.

Është thjesht njerëzore. Në fund, arritëm në finalen e Kupës FA dhe përfunduam të tretët, jo të dymbëdhjetët siç do të kishim bërë nëse do të kishim hequr dorë, nuk ishte aq keq”, ka pohuar Guardiola.



Read it all at Bota Sot