Javët në vijim priten vendimtare

- Bota Sot

Javët në vijim priten vendimtare

Berat Gjimshiti mund të jetë emri i radhës që do të largohet nga Atalanta gjatë kësaj merkatoje verore.

Sipas raportimeve nga TuttoAtalanta.com, mbrojtësi shqiptar 32-vjeçar, i cili ka qenë një pikë kyçe e prapavijës së bergamaskëve për disa sezone, mund të transferohet nëse mbërrin një ofertë që kënaq të gjitha palët.

Kontrata aktuale e Gjimshitit skadon më 30 qershor 2026, dhe ai përfiton rreth 800 mijë euro neto në sezon (1.48 milionë euro bruto). Megjithatë, një ofertë e konsiderueshme financiare mund të tundojë si klubin ashtu edhe lojtarin drejt një ndarjeje të papritur.

Al-Rayyan nga Katari, një klub me fuqi të konsiderueshme ekonomike dhe interes të shprehur për shërbimet e mbrojtësit shqiptar, raportohet se mund të paraqesë një ofertë prej rreth 11 milionë eurosh.

Një shumë kjo që Atalanta mund ta pranojë, duke pasur parasysh edhe faktin se kjo mund të jetë kontrata e fundit e madhe në karrierën e Gjimshitit.

Aktualisht nuk ka negociata konkrete apo përfundimtare, por dera për një largim mbetet e hapur. Rasti i Matteo Ruggerit, i cili u transferua së fundmi në mënyrë të papritur te Atletico Madrid, mund të përsëritet edhe me Gjimshitin – një lamtumirë e qetë dhe pa shumë zhurmë.

Pavarësisht kësaj mundësie, Atalanta është prej kohësh aktive në treg për të përforcuar repartin e mbrojtjes dhe duket se është e përgatitur për çdo skenar që mund të sjellë merkatoja. Javët në vijim priten

vendimtare për të ardhmen e qendërmbrojtësit të kombëtares shqiptare.



Read it all at Bota Sot