Kampioni i Danimarkës, Copenhagen e respekton ligjet e Kosovës, ku ka ardhur për ta zhvilluar ndeshjen kthyese të duelit me kampionen e Kosovës, Dritën.
Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjen e parë e fitoi pikërisht ekipi mysafir me rezultat prej 2-0 me dy gola të shënuar nga penalltia.
E, pak orë para nisjes së ndeshjes së dytë ndaj Dritës, Copenhagen ka njoftuar përmes satjtit zyrtar se do të luajë me fanellat e gjelbërta, të cilat do të kenë një ndryshim të vogël, në krahasim me herat tjera.
Copenhagen ka vendosur që mos ta vendosë emrin e sponsorit “Unibet” që është kompani e basteve, e të cilat nuk lejohen në Republikën e Kosovës.
“Sonte do të luajmë me fanellën e tretë jeshile, por pa logon e Unibet në gjoks, pasi bastet janë të ndaluara në Kosovë”, shkruan Copenhagen në uebsajt.
Gjithashtu, klubi danez konfirmon se në Prishtinë do të jenë të pranishëm saktësisht 75 tifozë të Copenhagen.
Ndeshja nis nga ora 20:00 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.