Futbollisti Ardon Jashari është në udhëkryq: Do të mbetet në Club Brugge apo do të shtegtojë te Milani i madh!
“Ka qenë e qartë prej kohësh: Ka një shkëndijë midis AC Milan dhe lojtarit të ekipit kombëtar zë Zvicrës, Ardon Jashari (22 vjeç).
Presidenti i kuqezinjve, Paolo Scaroni, tani e ka bërë këtë zyrtare”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.
"Lojtari dëshiron të na bashkohet me çdo çmim", thotë Scaroni
“Club Brugge me sa duket po kërkon 40 milionë euro për 22-vjeçarin, ndërsa Milani thuhet se ofron vetëm 33.5 milionë euro plus bonuse.
Vetë Scaroni tani ka konfirmuar se Rossonerët nuk po kërkojnë të futen shumë thellë në xhepat e tyre për momentin: "Nuk duam të ofrojmë shumë"”, transmeton media zvicerane.