Karius rikthehet me një tjetër gafë qesharake

- Bota Sot

Karius rikthehet me një tjetër gafë qesharake

Loris Karius, portieri gjerman i Schalke 04, është bërë sërish protagonist në mënyrë të pavullnetshme, këtë herë gjatë një ndeshjeje miqësore ndaj Sevillas.

Në një aksion që u bë shpejt viral, Karius bëri një gabim të madh duke lënë portën bosh, por ajo që ndodhi më pas e bëri episodin edhe më të çuditshëm: sulmuesi i Sevillas, përballë një porte të boshatisur, e dërgoi topin jashtë.

Ky episod risjell në vëmendje një moment të errët të karrierës së tij – finalen e Champions League 2018 kundër Real Madridit, ku dy gabime të mëdha ndikuan në humbjen e Liverpoolit.

Më vonë, vetë Karius ka rrëfyer se ato momente e çuan pranë tërheqjes nga futbolli. Pas disa huazimeve në Turqi, Angli dhe Gjermani, portieri 31-vjeçar është rikthyer te Schalke 04, aty ku e nisi karrierën.



Read it all at Bota Sot