Mbi 65 mijë tifozë dolën të presin Kombëtaren Angleze

- Bota Sot

Mbi 65 mijë tifozë dolën të presin Kombëtaren Angleze

Kombëtarja e Anglisë e femrave ka arritur një tjetër sukses historik.

“Luaneshat”, arritën të mbrojnë titullin e Evropianit, pasi triumfuan ndaj Spanjës në finalen e madhe që u mbajt në Basel të Zvicrës.

Në rikthimin e tyre, ato u pritën si heroina nga tifozët vendas në paradën e fitores, që u organizua gjatë ditës së sotme.

Thuhet se mbi 65 mijë tifozë ishin të pranishëm në këtë paradë që u mbajt në kryeqytetin anglez.

Kujtojmë se Anglia, kishte mposhtur kampionen e botës Spanjën, në finale pas gjuajtjeve të penalltive.



Read it all at Bota Sot